Berisha: Farsa e 14 majit, fenomene të papara ndonjëherë në historinë 32-vjeçare të zgjedhjeve

Mos i humb

Kryetari i Komisionit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, “ankesat paszgjedhore janë një rutinë e zakonshme, por zgjedhjet, por farsa e 14 majit 2023, kishte specifika dhe fenomene të papara ndonjëherë në historinë 32-vjeçare të zgjedhjeve në Shqipëri”.

“Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, Kodi Zgjedhor, shpallet publikisht dhe zyrtarisht që në fillim të fushatës nga Edi Rama, kinezëri partiake, ç’ka do të thotë që nuk ekzistojnë për të. Prandaj Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor u zëvendësuan në qindra e mijëra raste me vullnetin e tyre për të fituar me çdo kusht dhe çdo çmim. Në prag të fushatës elektorale, ftohen në banket shefat e 61 komisariateve për të treguar që Policia e Shtetit do të ishte në krahun e tij”, theksoi Berisha në një konferencë me gazetarët.

Berisha u shpreh se, “Edi Rama dhe vartësit e tij caktuan kryetarin e koalicionit opozitar dhe për asnjë arsye nuk pranuan kryetarin e këtij koalicioni, vetëm e vetëm të dëmtonin sa më shumë këtë koalicion, pasi kishin frikë dhe tmerr nga Sali Berisha dhe emri i tij”.

“Është hera e parë që 1.3 milionë zgjedhësve u ndryshohet qendra e votimit pa asnjë paralajmërim. Është hera e parë që komisionet zgjedhore ishin 6 me 1 ose 7 me 0 për qeverinë”, tha Berisha.

Berisha tha se, “nuk ka ndodhur kurrë që kryeministri të bëjë fushatë dhe të thotë, po votuat ata, nuk keni para. Nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë në të gjithë këtë batërdi zgjedhore që të pushtohen nga administrata qendrat e votimit dhe të shkelet ligji me qindra e mijëra herë. Këto janë krime monstruoze elektorale”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit