Por Berisha ka bërë edhe një premtim politik, duke thënë se Edi Ramën “do ta paketojnë dhe do ta çojnë në Serbi, aty ku e ka vendin”.
“Sot mbarë shqiptarët përulen me mirënjohjen e pakufishme, nderimin më të madh para veprës së pavdekshme të Ismail Bej Vlorës.
Erdha të betohem, se Pashiqi shqiptar që sapo ka vendosur kurorën aty e ka të fundit, sepse shqiptarët do ta paketojnë atë në Beograd aty ku e ka vendin. Tradhtar si ky kombi nuk ka pasur.
Ky është betim solemn para babait të Pavarësisë”, u shpreh Berisha në një komunikim për mediat.
Kujtojmë se më herët u mbaj ceremonia e ngritjes së flamurit, ku të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, Presidenti Bajram, Begaj, kryeministri Albin Kurti e zyrtarë të tjerë.


