Berisha: Mbështes zbatimin e ndershëm të ligjit

Mos i humb

SPAK ka sekuestruar një truall në Palasë të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Në lidhje me këtë lajm, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh në një konferencë për mediat se mbështet çdo zbatim të ndershëm të ligjit.

Ti krahason Artan Gaçin që ka marrë si investitor stragjegjik qindra dhe mijëra metra katrorë tokë publike dhuratë nga ministrja strategjike me Begeda Malltezin që mori tokën e vet pas 50 vitesh të konfiskuar nga regjimi komunist?! A mund të ketë krahasim këtu?! Nuk mund të ketë krahasim. E kam thënë dhe e them, mbështes absolutisht çdo veprim të çdo punonjësi të organeve ligjzbatuese, çdo zbatim ligji, por zbatim të ndershëm të ligjit”, u shpreh Berisha.

Raportohet se janë sekuestruar 5512 m2 truall, pjesë e tokës me të cilën Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik. Kjo masë e gjykatës është ekzekutuar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

SPAK ka konfirmuar se kjo sipërfaqe toke është blerë nga bashkëshorti i ish-ministres, por origjina e saj është e falsifikuar.

Kujtojmë se Gaçi u mor në pyetje nga SPAK-u pak javë më parë, konkretisht më 6 tetor. Ai u thirr pas kallëzimit të kryer nga Fredi Beleri ndaj kryetarit në detyrë të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro.

Beleri i referohet auditimit të KLSH-së në Bashkinë e Himarës për vitet 2019-2021 ku sipas tij janë gjetur shkelje të ligjeve në procedurat e tenderimeve publike, mosmbledhjes së të ardhurave dhe debive në buxhetin e bashkisë dhe në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit