Berisha: Miku i Rrajave është nën hetim, tani me dopio imunitet

Mos i humb

Kreu i Grupimit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha mblodhi sot grupin parlamentarë të kësaj nisme brenda Partisë Demokratike

Në çelje të fjalës së tij, Berisha ndaloi tek ngjarja e ndodhur në guroren e Borizanës, ku të përfshirë ishin familjar të ish deputetit socialist, Rrahman Rraja.

“Por për këtë ngjarje, në zbatim të kodit të mafies, një njeri nuk ka folur dhe ky është Edi Rama. Edhe Rrahmani vetë foli dy fjalë, por Edi Rama nuk ka shqiptuar asnjë fjalë për ngjarjen. Thjesht hoqi ministrin e familjes dhe emëroi mikun më të ngushtë të Rrajave pas vetes së tij në politikë, që është Taulant Balla, emërimin e të cilit në Ministrinë e Rendit, bandat e qyteteve e festuan me fishekzjarrë”, tha Berisha.

Berisha më tej komentoi edhe emërimin e Ballës në krye të rendit dhe sigurisë.

“Taulant Balla është nën hetim, që ta dini ju. Është thirrur të paktën tre herë në SKAP-in e partisë për lidhjet e tij me Xhaferrin, ndikimin e tij në tendera për kompaninë e tij që e ka në emër të të shoqes dhe për probleme të tjera”, tha Berisha.

Burime serioze thonë se Europol ka sjellë të dhëna në prokurori fiks për Taulant Ballën”, tha Berisha.

“Kurse kjo e dorëzimit të dokumenteve nga Europol, të cilët e kanë evidentuar dhe regjistruar sipas këtij burimi, kjo natyrisht mbetet në diskrecionin e SPAK. Por mesa shoh unë, gjersa atë Edi Rama e emëroi, e emëroi për t’i dhënë një dopio imunitet, si deputet dhe tani si ministër i Brendshëm”, vijoi Berisha.

Berisha gjithashtu komentoi dhe çështjen “Ahmetaj”.

“Arratisja e tij tregon më mirë se çdo gjë tjetër, moralin e ulët, standardet më të ulëta morale të kësaj bande, kësaj organizate kriminale që është në pushtet. Prokuroria speciale, në të gjitha ato akuzat që ka renditur, ose të paktën që janë bërë publike, mendoj se ato janë plotësisht të drejta, por ajo është treguar shumë e kursyer”, tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit