Berisha nxjerr emrin: Ja kush është biznesmeni që fitoi miliarda nga koncesionet korruptive

Mos i humb

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për disa koncesione, sipas tij korruptive, që janë dhënë me ‘bekimin’ e kryeministrit Edi Rama dhe ministrin e Financave Arben Ahmetaj.

Të dy kanë marrë para nën dorë duke ia dhënë koncesionet biznesmenit Klodian Zoto, tha Berisha, i cili shtoi kontratat koncesionare janë fshehur.

Berisha hodhi akuza edhe ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

“Unë jam sot këtu për të paraqitur para jush një nga rastet më flagrante të vjedhjes së mirëfilltë të 220 milionë euro të vërtetuara. Unë u bëj thirrje ju deputetëve socialistë, secilit prej jush, ti marrë këto dokumenta dhe të thotë se cilën fjalë, cilën fjali, cilën presje mund të justifikojë. Afera është më pleh se të gjitha plehrat e Shqipërisë”, u shpreh ish kryeministri nga foltorja e Parlamentit.

Elbasani

“Në vitin 2015, se sot kemi mijëra njerëz nën ujë, një kompani ofrohet dhe kërkon të ndërtojë djegësin e Elbasanit”, tha Berisha.

“Në kundërshtim me çdo ligj të vendit, kjo qeveri me Edi Ramën dhe Arben Ahmetin, apo dhe me ministrin Koka, në kundërshtim me ligjin që kërkon tender ndërkombëtar, brenda një dite bëjnë 9 veprime, e paimagjinueshme, dhe ja japin tenderin atij që deshën, një famozi me emër Klodian Zoto, ish menaxheri dhe njëriu i Arben Ahmetajt në aferën e Hermes ku ai vodhi miliona impulse dhe euro të taksapaguesve shqiptar. Dhe ky zotëri e merr me 22 mln djegësin e Elbasanit. Po ky zotëri, më datën 16 dhjetor 2014 e shet koncensionin me 16 mln euro një italiani dhe fut në xhep me një të rënë të lapsit, 7 mln euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë”, shtoi ai.

“Unë ju them se në botë kjo s’mund të ndodhë kurrë nëse ministri financave dhe kryeministri nuk janë në tavë të vjedhin si ujqër të tërbuar paratë e taksapaguesve. Po ku ngopen këta. Më ka pas thënë një mik i shquar amerikan avokat: kam patur shumë miliarderë hajdutë që i mbroja në gjyq por s’ishte asnjëri prej tyre që s’donte të vidhte miliardin tjetër. Kështu pra dhe puna e tyre.

Fieri

“Çu bë me djegësin e Fierit? Ja dhanë po Klodian Zotos, duke ndëruar emra dhe kompanira, ortakut të Vilma Nushit. Po sa i dhanë thoni ju? 28 milionë euro. Zoto ja shiti italianit të tij Fonio, me 15 mln euro. Sa futi në xhep nga paratë e atyre të mjerëve që sot edhe bukë nuk kanë nga përmbytjet? 13 milionë euro, në kundërshtim flagrant me çdo lloj procedure. Ligji thotë që bëhet tender ndërkombëtar. Më thoni ju o deputetë të Fierit, a është vendosur ndonjë tullë për këtë vepër në Fier? As dhe një tullë e vetme. Kompania i ka marrë 6 milionë euro pa marrë akoma lejen e ndërtimit. Si mund ti pranoni ju këto? Vendi do shkojë drejt destabilizimit ta keni të qartë këtë. Ai që i jep 6 mln euro një kompanie pa hedhur asnjë tullë, pa hapur asnjë kanal, ai ndan paratë me kryeministrin pasi ministër financash që të bëj diçka të tillë pa lejen e kryeministrit nuk ekziston”, tha Berisha.

Tirana

“Tani vjen Tirana. Në Tiranë djegësi do jetë 128 mln euro. Nuk ka burrë nëne që të gjejë kontratën. Këta fshehin kontratën sepse në buxhet kanë përcaktuar fiks 10 mln euro për këtë vit. Këta janë një bandë që nuk ekziston kund në botë. Këtu është ministri i mjedisit Leftër Koka i cili ka marrë pjesën e vetë. Po se bënte dot vetëm. Po Lefter Koka s’e bënte dot kurrë një gjë të tillë. Ja u them unë ju se s’ka ministër Financave në botë që lejon vetes të bëjë afera të tilla dhe i ndan paratë me Klodian Zoton. Madje dhe atij i ka dhënë thërrime. S’ka ministër finance që guxon të bëj një veprim të tillë kriminal pa mbështetjen e kryeministrit”, deklaroi deputeti demokrat.

‘Reagoni’

Ai u bëri thirrje deputetëve që të reagojnë lidhur me këto afera.

“Edhe ju o deputetë socialiste, unë e kuptoj që jeni të lidhur mbas mandatit, po nuk lidhet burri pas mandatit si qeni pas hurit. Nëse këto që them unë këtu janë kshu siç them unë, ju duhet të ngriheni këtu e të flisni sepse përfaqësoni zgjedhës, përfaqësoni qytetarë të mbytur në Fier, përfaqësoni qytetarë të mbytur në Gjirokastër, përfaqsoni qytetarë me halle në Ballsh e në Shqipëri. Në këto do i çojmë aty ku duhet por është në nderin tuaj si grup parlamentar ti merrni e ti shihni dhe jo ti hidhni apriori pse një hajdut, i cili kur vodi me Hermesin iku dhe kërkoi strehim në Rumani, është kthyer tani ka marrë Klodian Zoton dhe ka marrë buxhetin e shqiptarëve”, u shpreh Berisha./Syri.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit