Berisha paralajmëron: Javët e ardhshme miqtë e Ramës do dalin…

Mos i humb

Ish-kryeministri Sali Berisha ka çelur fushatën elektorale për zgjedhjet në bashkinë e Kukësit, të cilat do të ripërsëriten pas skandalit të ish-kryebashkiakut Gjici.

Berisha ka deklaruar para mbështetësve të tij se kryeministri Rama sillet si një pushtues dhe se ngjyra mavi është shtrirë mbi votën e vjedhur është ajo e pushtimit.

Ai e cilësoi më tej Ramën si një “kryebandit” që nuk ndan asnjë normë morale me shqiptarët, ndërsa paralajmëroi se javët e ardhshme “miqtë e tij do dalin prapë”.

“Ora është e misionit të opozitarëve. Asgjë në botë nuk ka lartësuar kombet se sa përpjekja e tyre për liri. Koha është sot për një përpjekje të re të fuqishme.

Nuk ja prekim kujt votën, por ata që na kanë prekur votën 10 vite duhet të përgjigjen. Kjo betejë fillon nga Kukësi. Kjo betejë duhet të përhapet në gjithë vendin.

Rama sillet si pushtues. Ngjyra mavi e shtrirë mbi votën e vjedhur është ngjyra e pushtimit, ngjyrë e urryer, duhet ta shporrim dhe ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo ngjyrë.

Edi Rama është një kryebandit që nuk ndan asnjë normë morale me shqiptarët. Është një hajdut. Ju do shihni javët e ardhshme se si do dalin prapë miqtë e tij. Ka krijuar një ushtri propagandistike. Ju mashtron ju nga mëngjesi në darkë.

Koha ka provuar se kjo propagandë te 600 mijë shqiptarë ishte zero”, u shpreh ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit