Berisha: PD u largua nga shtyllat e saj kryesore

Mos i humb

Kryetari i grupit të Rithemelimit në PD, Sali Berisha deklaroi sot se, PD vendosi në themel të programit të saj që në fillim vlerat konservatore.

Duke kujtuar zgjedhjet e 22 marsit 1992, Berisha tha se, “ai grup që erdhi në pushtet në vitin 1991-1992, në kushtet më të vështira, ai ka një meritë, ata vendosën në themel të programit të PD-së, vlerat konservatore, programin e një partie konservatore”.

“PD vendosi në themelet e programit të saj, liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Ajo u krijua në një vend me liri dhe të drejta të mohuara me Kushtetutë. Në këtë aspekt, bëri përpjekje të mëdha për të krijuar, jo vetëm për t’i respektuar, për të krijuar institucionet që garantonin këto të drejta. Bëri çdo gjë që besimet fetare të zhvilloheshin në përputhje me traditën e shkëlqyer shqiptare”, tha Berisha.

Ndërsa bëri një analizë të opozitës gjatë viteve të fundit, Berisha tha se, “PD ishte shndërruar në një OJF të majtë, as forcë politike”.

“U largua nga shtyllat e saj kryesore, u largua nga asaj, të cilëve kjo parti u detyron mbijetesën. PD u largua nga pronarët, unë nuk them se i dhamë përgjigjen më të shkëlqyer, por ne vendosëm normat më të mira për kompensimin e pronarëve. Gjithçka u shkatërrua edhe me miratimin në heshtje të PD”, tha ai.

Sipas tij, “rivendosja e këtyre parimeve është kushti i kushteve që ne të përmbushim misionin tonë”.

“Vetëm një forcë konservatore e qendrës së djathtë mund të përmbysë këtë monizëm, i cili në klasifikimet doktrinale, vlerësohet si monokraci. Një forcë që nuk mbron interesin kombëtar, është një fatkeqësi dhe nuk duhet të ekzistojë”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit