Berisha për zgjedhjet lokale: Më të rrënuarat në historinë e Shqipërisë!

Mos i humb

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përsëritur akuzat e tij ndaj mazhorancës këtë të Martë për manipulim të procesit zgjedhor.

Si farsa elektorale më e shëmtuar e Shqipërisë dhe Europës po kundërmon ccdo ditë e më shumë. Me këtë rast unë vlerësoj raportin e OSBE ODIHR-it, të autoriteteve lokale rajone dhe deklaratën e Parlamentit Europian të cilët dëshmuan se zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion. Kjo është kryefjala e këtyre zgjedhjeve ku me presione të të gjitha llojeve, Edi Rama ndryshoi në mënyrë anti-kushtetuese, anti-ligjore vullnetin e shqiptarëve, ndryshoi rezultatin e votimit.”

Në një deklaratë për mediat, Berisha vuri theksin dhe te raporti paraprak për 14 Majin nga OSBE ODIHR-i, duke e cilësuar mëse të drejtë.

“Raporti paraprak ndonëse është paraprak dhe jo përfundimtar, vë gishtin në problemet më madhore të zgjedhjeve duke filluar nga makineria shtetërore elektorale si një përbindësh shkatërrimtar i procesit, si një akt që krijon pabarazinë më të madhe, ndalet në të gjitha format anti-ligjore të ndërhyrjes nga qeveria, nënvizon blerjen masive të votës, gjer dhe presione të tjera të administratës mafioze, më e pranishme se kurrë në qendrat e votimit.

Përpjekjet për të shkëputur ndonjë gjysmë fraze nga përfaqësuesit e nderuar të institucioneve më prestigjioze të vëzhgimit në Europë, dështuan. Siç e patë vetë, ata refuzuan të nxirrnin nga goja çdo cilësor që u kërkua nga mediat e Edi Ramës për ta tundur si flamur të këtyre zgjedhjeve më të rrënuarat ndonjëherë në historinë e Shqipërisë.”

Për Berishën, ka një trinom politik që ka ndërhyrë në procesin zgjedhor.

Në këtë kontekst, populli opozitar pa si në dritën e diellit përpjekjen e narko-shtetit për të asgjësuar opozitën e vërtetë si pjesëmarrëse në zgjedhje. Ajo jo vetëm i konfiskoi vulën, jo vetëm e privoi nga të gjitha fondet që i takonin me ligj, por kaloi në aktin më absurd të mohimit të drejtës së koalicionit për të zgjedhur kryetarin e vet dhe i tmerruar nga emri i Sali Berishës nuk lejoi regjistrimin e tij në listë.

Një aleancë krimi në nivel politik, nëntokësor apo terreni u demonstrua si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit. Trinomi Rama-Doshi-Brava ishte shëmtia më e madhe me veprimet e tyre në këtë proces zgjedhor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit