Berisha pret të rinjtë e universitetit më të madh privat në Hungar

Mos i humb

Kryetari i grupimit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti në një takim disa të rinj që studiojnë në universitetin më të madh privat në Hungari, Mathias Corvinus Collegium.

Berisha diskutoi me të rinjtë për miqësinë e përbashkët mes dy vendeve dhe për dramën që shkaktoi komunizmi në Shqipëri dhe Hungari.

Berisha theksoi se Shqipëria vuajti nga një diktaturë e trefishtë.

Gjatë këtij takimi, Berisha nënvizoi rëndësinë e pluralizmit, duke thënë se ai mund të humbasë me lehtësi.

“Është jetike që të investojmë sa më shumë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë që ka pluralizmi politik dhe sesa lehtë mund të humbet ai.

Janë pikërisht pluralizmi, konkurrenca e lirë, kufizimi i rolit të shtetit, liria e fjalës dhe e mediave, janë këto vlera që i mundësuan Shqipërisë të dalë nga kthetrat e varfërisë komuniste duke u kthyer brenda dy dekadash në një referencë rajonale”, u shpreh Berisha.

Ai tha se Edi Rama, si kryeargati i Beogradit, po e çon vendin vetëm mbrapa në çdo drejtim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit