Lidhur me përgatitjen e kësaj proteste, selia blu ka shpërndarë sot një mesazh për të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar, të cilët do të mblidhen të martën në 21 shkurt në orën 17:00 për të diskutuar pikërisht për tubimin e 3 marsit.

Pyetje: Ju do jeni në shesh duke protestuar në 3 mars dhe nëse gjykata vendos kundra jush, cila është lëvizja juaj?

Berisha: Jo, s’kemi punë me gjykatën. Unë kam atakuar vetëm një gjykatës. Një protestë gjigante si ajo e 3 marsit, nuk merret me gjykatën, por do të merret me Edi Ramën. Ra si koincidencë.

“Vetëm procedurë ligjore, një grup banditësh që nuk kanë asnjë moral politik marrin përsipër t’u thonë shqiptarëve se byroja vendoi të anulojë ligjin e komisioneve hetimore, jashtë çdo lloj imagjinate. Ligji anulohet vetëm me ligj të parlamentit dhe jo me vullnet të të tjerëve. Ligji anulohet vetëm më vendim të parlamentit. Kur parlamenti miraton një ligj dhe thotë ky ligj u anulua. Shpërfillja ndaj vullnetit të qytetarëve, Kushtetutës, tejkalon edhe Korenë e Veriut.

Ju duhet ta dini kemi qenë në diktaturë, por procedura në sipërfaqe zbatohej. Nuk është kurrë atribut, funksion apo kompetencë e Byrosë së parlamentit. Kjo tregon se verbëria, tmerri paniku që ka Edi Rama në aktet që ka kryer e shtyn atë në çdo veprim. Kërkon të fshihet pas çdolloj absurditeti. Ju bëj thirrje gazetarëve mos pranoni në studio një njeri që shkel ligjet e vendit. Ju garantoj se kudo që shkoj do të montohen protesta më të fuqishme.

Një vrasës i Kushtetutës pranohet aty, shkon për të shpëlarë surratin. Nuk jam për të ndaluar të drejtën e fjalës, por të vijë të flasë në parlament. Ky thotë nuk shkoj në Parlament, thirrje mediave asnjë hapësirë, bojkotoheni! Po bojkoton, parlamentin, detyrën , qeverinë . Valët janë të publikut jo të televizioneve. Kini mëshirë ndaj publikut. E kam me sinqeritet këtë thirrje. Nga u fut, nga ABC u fut. Po tentoi herë tjetër do të marrim masa dhe nuk do të futet dot. Shqiptarët e dëgjuan, kur tha se mediat amerikane janë kazanë.

Dhe tha; “të vërteta serioze janë CNN, New York Times… Por ju informoj se akuzën më të rënë e ka bërë gazeta më e madhe amerikane sot “Washington Post”. Ky po jeton ditët e fundit në pushtet”, ka thënë ndër të tjera kreu i PD-së”, tha Berisha.

Ish-kryeministri shtoi se Rama duhet të jetë në burg. “Ky artikull i kësaj gazete është botuar fjalë për fjalë në gazetën e Pentagonit. Ky artikull, është përzgjedhur për t’u ribotuar. Sikundër gazeta tjetër e madhe Neë Yourk Post. Ndërsa CNN flet për marrëdhënie të fshehta mes Ramës e McGonigal. E kuptoni se është e qartë. Dhe ai i quan kazan. Ai doli mbrëmë dhe mbrojti McGonigal.

Çfarë donte ai që shtrohej me pilaf në restorantet e Tiranës. Edi Rama i përgjigjej; ajo është puna e FBI-së. Kundërshtoi në mënyre më absurde gjobvënien e tij. Tha; nuk është e vërtetë tha. Për çfarë e përdori ai intervistën? Për të mbrojtur veten dhe McGonigal. E ka përdorur vendin e vetë ka përdorur agjencisë për interesa private, ka prerë gjoba.

Ndaj Komisioni është jetik. Do e krijojmë komisionin. Edi Rama, McGonigal është në burg, Rama duhet të shkojë në burg. McGonigal është në burg për çështjen në Shqipëri. Edi Rama s’mund të rrijë. Ndaj iu bëj thirrje qytetarëve që të bashkohen dhe të ndahen nga kjo e keqe e madhe.”, shtoi ai.