Berisha: Ramës i ka hyrë në bark lepuri i madh

Mos i humb

Sali Berisha ka folur për gazetarët, këtë herë jashtë ambienteve të Kryesisë dhe jo nga dritarja, duke thënë se opozita është gati për çdo sakrificë për të mbrojtur pluralizmin.

Berisha tha bllokimi që iu bë sot deputetëve të opozitës për t’u futur në Kuvend, ishte akti  më i rëndë.

“Situatën kritike që ndodhet në vend tregon frikën e tmerrshme, lepurin e madh që i ka hyrë në bark Ramës dhe organizatës së tij kriminale.

Kurrë ndonjëherë nuk mundet një roje të ndalojë një deputet të hyjë në një institucion, lë më në zyrën e tij. Për herë të parë në historinë deputetët u detyruan të bëjnë Tarzanin dhe të ngjiten mbi mure.

Ky akt është atentati më i rëndë ndaj pluralizmit. I drejtohem popullit opozitar, opozita po qëndron e gatshme për çdo sakrificë për të mbrojtur idealet tuaja, se Shqipëria duhet të jetë vend pluralist. Opozita po mbron idealet tuaja sot”, tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit