Berisha shpërthen ndaj Haradinajt: Pse nuk po del kundër gjyqësorit në rastin e VV-së?

Mos i humb

Publicistja Kimete Berisha ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Haradinaj, duke thënë se po del kundër gjyqësorit të Maqedonisë për rastin Kumanova, e nuk po reagon në këtë drejtim ndaj rastit të deputetëve të Vetëvendosjes.

“I dashur Kryeministër Ramush Haradinaj, pse në rastin e “grupit të Kumanovës” del kundër gjyqësorit të një shteti tjetër, e në rastin e ‘Vetëvendosjes’ nuk del kundër gjyqësorit të shtetit tënd, aq më tepër kur Vetëvendosja nuk ka vrarë asnjëri”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje Berisha ka vazhduar: “Pra, sipas teje, paska ‘padrejtësi të keqe’ dhe ‘padrejtësi të mirë’! ‘Robëri ‘të keqe’ dhe robëri ‘të mirë’, korrupcion ‘të keq’ dhe korrupcion ‘të mirë’ Allaile ?”.

Kujtojmë që sot u arrestuan deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj, ndaj të cilëve u caktua edhe masa e paraburgimit prej 30 ditësh./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit