Berisha: S’ka bravë dhe forcë që mund të ndalojë revolucionin

Mos i humb

Ish-kryeministri Sali Berisha ia ka bërë të qartë kryetyarit të PD-së Lulzim Basha se atë dhe përfaqësuesit e tij nuk i ndalin as ndryshimi i bravave apo dhe forca.

Në një konferencë për mediat nga ambientet e selisë blu, ku u shkallmua dhe një prej dyerve të kësaj godine, Berisha s’i ndali ironitë për Bashën, që e cilësoi me epitetin ‘Lul brava’.

Pyetja kur një pakicë mendon të shtypë një shumicë, ajo ose është pakicë totalitare, ose është pakicë terroriste.

Ose është pakicë banditeske.

Mbyllja e dyerve të selisë për PD nga pengbasha, apo Lul Brava është akt i shëmtuar.

Siç është i shëmtuar, futja e eksponentëve të armatosur te qeverisë dhe banditë në selinë e demokratëve.

Kjo është selia e lirisë, dhe jo e armëve.

Në këtë kontekst, nuk është Sali Berisha as këta zotërinj të përkohshëm që ka bërë lojë me brava.

Ka bërë lojë me brava në mënyrë të turpshme.

E ka nisur dhe bitisur Lulzim Brava.

S’ka bravë, forcë, s’ka asgjë që mund të ndalojë këtë revolucion pa zbatuar vendimet e anëtarëve të tij. Edhe një herë, besoj se u shpreha qartë.”, tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit