Berisha sqaron pse mungoi prej katër ditësh në publik

Mos i humb

Prej katër ditësh, Sali Berisha nuk u shfaq në publik. Arsyeja? Një gjendje virale. Kështu u shpreh ai sot në një konferencë për shtyp me gazetarët nga selia e Partisë Demokratike.

“Unë jam transparent. Po pata problem shëndetësor njoftoj publikun. Kisha një gjendje virale që kaloi pa asnjë ndërlikim të veçantë”, tha Berisha.

Ai akuzoi kundërshtarin e tij, Edi Rama se përdor standard tjetër në raste të tilla. Sipas tij, shkarkimi i Ermal Onuzit nga Garda ka ardhur pas disa procedurave spitalore që bëri Rama.  Sa i përket shkarkimit të Onuzit paralajmëroi lajme të reja.

“Dy standarde, u shkarkua komandanti i Gardës, në fakt në aparencë është për këtë sepse thelbi për shkarkimin e tij është bota e krimit dhe do ta merrni vesh pse. Ai u shkarkua të nesërmen e disa procedurave spitalore, në të cilat nuk pati asnjë test serioz për ato që duhej të kishte”, tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit