Berisha: T’u rikthejmë bashkitë qytetarëve. Sekti i rilindjes, antishqiptar

Mos i humb

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim për mediat u ndal te procesi i Primareve zgjedhjet e të cilave i cilësoi të suksesshme.

Gjithashtu Berisha nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se e ka kthyer partinë në sekt dhe se vetëm grabit qytetarët.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Një parti që pranon përputhje të kritereve dhe prurje të shquara nga shoqëria civile. Të gjitha këto kanë ndodhur në garën e primareve. Janë risi të pamohueshme të saj dhe secili prej jush ka kontribut investim, në këtë realitet të ri, të krijuar në PD, por edhe në Shqipëri. Secili kandidat që doli i dytë apo i tretë në garë ka meritën e madhe sepse nderoi garën sepse firmosi pluralitetin brenda Partisë Demokratike. Një aspekt i rëndësishëm, thelbësor qëndron në përmbysjen përfundimtare të përfaqësimit. Nga përfaqësimin i kryetarit dhe i anëtarit dhe simpatizantëve të PD,. Kemi modelin më demokratik për një forcë politike dhe për një vend. Ky model në këtë formë nuk zbatohet në shumë forca të tjera politike qoftë të qendrës së djathtë. Por ata që e kanë vendosur kanë nivelet më të larta të demokracisë. Ndaj jemi shumë krenar me ju dhe të gjithë ata që morën pjesë në garë. Ne dëshmuam përkushtimin tonë të plotë për dinjitetin e tyre. Nëse hidhen sytë në krahun tjetër, që po e quajnë tani edhe shpella, aty gëlon ryshfeti, gëlon pengmarrja. Aty përcaktohet droga, krimi dhe banda. PS nuk ka më asnjë zë, tek qeveritarët e saj të ardhshëm,. Ata përfaqësojnë sektin e rilindjes që është një sekt fund e krye antishqiptar, i përzier me klane të drogës, të krimit të aferave të mëdha korruptive kombëtare dhe ndërkombëtare. Çdo socialist që e konsideron dinjitetin dinjitet dhe veten e tij të denjë për të dhënë një verdikt ,është shumë herë më afër jush. Të dashur kandidatë kaluat një garë, ta quajmë thjesht një betejë. Një betejë elektorale me qëllimin më madhor për t’ja u rikthyer bashkitë qytetarëve shqiptarë. Ne ua rikthyem përfaqësuesit e tyre dhe ja ku jemi. Ju jeni misionarë për të rikthyer bashkinë tek qytetarët, të dëshmoni shërbëtorë të përvuajtur të halleve, e të të drejtave të tij. Ju filloni garën si misionarë, që bashkitë të shndërrohen siç duhet të jenë në shtëpitë e vërteta të qytetarëve. Ju nis një betejë me misionin e madh, jo vetëm të largimit të barrës së rëndë që sekti i rilindjes ka hedhur me taksat e tij mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit