Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Martin Berishaj sa i përket demarkacionit ka thënë se Kosova ka të bëjë me një shtet mik ku sipas tij duhet të kemi parasysh edhe fqinjësinë e mirë.
Këto komente Berishaj i bëri në mbledhjen e sotme të Qeverisë ku Komisioni Shtetëror për Demarkacionin po raporton rreth të gjeturave për demarkacionin Kosovë-Mali i Zi.
Berishaj ka theksuar se në shtesë të marrëveshjes janë shtuar 6 harta topografike.
“Kur është dërguar marrëveshja për nënshkrim është hequr një hartë, janë 6 fleta dhe janë dërguar vetëm 5 fleta që janë nënshkruar me datë 25 gusht”.
“Parashtrohet pyetja se a ka qenë kjo pika kthesë që është thyer mirëbesimi dhe nëse po është shumë qartë mundësia për ratifikim nënkupton edhe mundësinë për refuzim”.
“Nuk çuditem kur ambasadat e huaja thonë se duhet të jepet zgjidhje. Nuk guxon askush të bëjë presion, të thotë ratifikoje ose mos e ratifiko, këtu shkelet parimi tjetër”, tha ai.


