Berjani: Çmimi i naftës në Kosovë është më i liri në rajon përjashtuar Maqedoninë

Mos i humb

Çmimi i naftës në Kosovës është më i ultë se sa në regjion, përjashtuar Maqedoninë, kështu u shpreh sot Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, në një konferencë për media, duke kritikuar mediat se po shpërndajnë informacione të pasakta  për çmimet e naftës në Kosovë si më të lartat në rajon.

Berjani  ka arsyetuar çmimet e naftës në Kosovë, duke  i bërë të ditura çmimet e naftës në vendet e rajonit e që sipas tij janë më të shtrenjta.

“Për shkak të çmimit i cili ka qenë i diskutueshëm nëpër media se 30 cent po shitet nafta më shtrenjtë se sa në regjion, kjo është e kundërta. Në regjionin  në përgjithësi janë më shtrenjtë, përveç Maqedonisë. Kroacia ka çmimin prej 1.35 naftë, 1.30 benzinë, Malin e Zi 1.20€, Serbia Dizel  1.29, Shqipëri 1.45 euro  ndërsa Kosovë 1.10 deri 1.17, benzina, kurse Maqedonia përafërsisht 1euro. Ne jemi më të lirë në regjion përveç Maqedonisë, e cila e ka 10 cent çmimin e akcizës”, tha Berjani.

Ndërsa përfaqësuesit e kësaj shoqate, u shprehen të ashpër ndaj mediave në vend, ku siç thanë ata nuk duhet të publikohet një lajmë pa pasur informata të sakta.

Sipas tyre, derisa publikohet një raport duhet të ketë informata të sakta,ndryshe nëse nuk ka informatat e plota mund të gabohet shumë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit