Beteja e Koshares më e madhja e luftës së UÇK-së

Mos i humb

Shkruan: Bahri GASHI

1.FILLIMI I OPERACIONIT LUFTARAK në Koshare duke u zhvilluar në një intensitet të lartë të luftimeve, duke marrë pozicionet strategjike të luftës si “Rrasa e Koshares”, Zotërimi i “Zhares dhe Oplazit”, Pikat dominante të Ujezëz – Gomureve, “Maja e Kokës”. Pozicionet e ndërlikuara tek “Vrojtoret”, tregon qartazi për një betejë të përmasave të një lufte të madhe duke u ballafaquar me një makineri shumë komplekse të ushtrisë serbo-jugosllave.

2.DIMENSIONET E LUFTËS SË KOSHARES; Operacionet luftarake, ritmet e betejës dhe çlirimi përfundimtarë, përbëjnë tërësinë e kë saj lufte.

Beteja e Koshares e cila në vihet ngërthente aspektin e luftës së Përparuar, aspektin taktiko-operativ, aspektin politik, aspektin logjistik, aspektin humanitar e aspektin historik të saj, dëshmon për shumë dimensionalitetin e gjithë kësaj lufte.

3.MOTIVI PËR LUFTË; Unifikimi, plani operativ i detajuar, pozicioni startegjik i luftës, zotërimi i shpejt i pozicioneve dominante të luftës, epërsia në rezultat deri në fund të luftës së Koshares, e bëjnë këtë betejë, një, të vetme dhe të pakrahasueshme me betejat tjera të UÇK-së.

4.FAZAT PËRGADITORE; për luftë taktike dhe operative, aspektet e stërvitjeve luftarake nëkushte ekstreme të mbijetimit, misionet luftarake para operacionit, misionet ushtarake gjatë operacionit, luftimet e shumë intensive dhe dinamike që zhvilloheshin përbënin sfidat e një operacioni kompleks luftarak në Koshare.

5.STAFI KOMANDUES USHTARAK; Struktura komanduese e profilizuar me eprorë profesionist të shkolluar në akademi ushtarake, në gjini të ndryshme, përkatësisht të të gjitha llojve të armëve për luftë, e dallojnë Betejën e Koshares prej çdo lloj organizimi luftarak të UÇK-së.

6.TENTIMET E USHTRISË; serbo-jugosllave për rikthim të territorit të çliruar; Komanda e operacionit luftarak të Koshares e zotëruar me epror ushtarak, Riorganizimi, i pozicioneve luftarake, makineria ushtarake, pajisjet dhe mjetet për luftë, njësitet dhe territori luftarak në thellësi dhe gjerësi të distancës së luftës përbëjnë poashtu Betejën e Koshares një, dhe të vetmen betejë me përmasat më të mëdha tē luftës së UÇK-së.

7.PAISJET LUFTARAKE;

Duke filluat nga (Thika, revolet, automatikët, pushkët, llojet automatike, mitrolezët, snjaperët deri në 12.7 mm, granata dore, mortaja krahu, RPG, Raketa hedhëst, Zola, Osa, Embrusi Gjerman, etj, armët artilerike të kalibrit: 82,107, 120,160 dhe obusi 122mm, Armët Kundërajrore, topi kundërajror 20mm dhe TK 14.5 mm. Armët e topave padridhje 75,82 dhe topit 122mm, Njësitë mbështetëse Tankiste, Uniformat, Peleriant, gjyksoret, mataret, gazmaskat, pakot e ushqimit për mbijetim, poashtu përbëjnë një dhe të vetme Betejën e Koshares të pakrahasuar të zhvilluar nga UÇK-ja.

8.GJITHPËRFSHITJA KOMBËTARE DHE TË HUJAVE; Pjesëmarrja masive e luftëtarëve nga të gjitha trojet etnike, e gjithë europa, Amerika Kanada e Australia. Pjesëmarrja e luftëtarëve tē huaj nga Anglia, Gjermania, Turqia, Algjeria etj, poashtu e shndërrojnë Betejën e Koshares në një nga betejat më unike të UÇK-së

Përfundimisht, misioni luftarak i ndërmarrë në Koshare, është lufta mē e madhe, përkatësisht operacioni më i madh luftarak i UÇK-së i realizuar fillimisht nga GO-III, përkatësisht Brigada 138 “AGIM RAMADANI”- Zona Operative e Dukagjinit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit