Betimi i Belerit, Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën

Mos i humb

Gjykata e Durrësit shpalli sot moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Belerit, duke ia kaluar atë për vlerësim Gjykatës së Lartë.

Sipas mediave, kreu i zgjedhur i bashkisë së Himarës Fredi Beleri iu drejtua me një kërkesë gjykatës së Durrësit, për të kryer betimin si kryebashkiak.

Seanca e sotme gjyqësore u ndoq nga ambasadorja greke në Tiranë, Kostantina Kamitsi si edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Më 14 shtator Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, vendosi të kalojë për gjykim çështjen e Belerit, i arrestuar me akuzën e Korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij.

Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik. Kërkesat e tij për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, të cilave ai u është drejtuar sërish me të njëjtën kërkesë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit