Betohen në Presidencë ministrat Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi, ja kush i shoqëroi në ceremoni

Mos i humb

Dy ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi janë betuar sot në Presidencë.

Ministri i Brendshëm i sapoemëruar si dhe ministrja e Bujqësisë, të shoqëruar nga Engjell Agaçi, sekretari përgjithshëm i Kryeministrisë, mbërritën në Presidencë rreth orër 12:25, ku nisi dhe ceremonia e betimit, sipas protokollit.

Ndryshimet në qeveri, erdhën pas vrasjes së 25-vjeçari Klodian Rasha nga efektivi i policisë, në rrugicën pranë banesës së tij, si edhe protestat që pasuan ngjarjen.

Ishte kryeministri Edi Rama ai që njoftoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërsa në 16 dhjetor njoftoi emrat e rinj në kabinetin qeveritar që ai drejton.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit