Bici në krye të Kadastrës/ Ikën Artan Lame, i paqartë fati i tij

Mos i humb

Kreu i Agjensisë së Kadastrës Artan Lame do të largohet nga detyra.

Mësohet se Lame ka dhënë dorëheqjen dhe ai do të zëvendësohet nga drejtoresha e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, Dallëndyshe Bici.

Kjo e fundit është e njohur për pozicionet e rëndësishme të mbajtura në qeverinë Rama.

Në fillim në krye të Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, më pas si zv.ministre e Mbrojtjes dhe për t’u rikthyer para pak kohësh në IKMT ku ka qenë pjesë e një sërë aksionesh të rëndësishme për mbrojtjen e territorit.

Mësohet se Dallëndyshe Bici është larguar nga detyra e saj në krye të IKMT-së pozicion të cilin e mbajti për rreth 7 muaj pasi u rikthye në këtë post që e kishte mbajtur edhe në 2021-shin..

Artan Lame ka drejtuar Kadastrën për më shumë se një dekadë. Mendohet se një shkak për largimin e Artan Lames janë edhe problemet e mëdha që janë krijuar sidomos me pronat në jug ku ka pasur një ndryshim të shpeshtë të drejtuesve të hipotekës.

Nga burime mësohet se ekziston një mundësi që kreu i Kadastrës të kandidojë në zgjedhjet e 14 majit. Ndryshimet e bëra në këto dy institucione të rëndësishme pritet të bëhen zyrtare brenda kësaj jave nga kryeministria.

Artikulli i mëparshëm
Artikulli i rradhës
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit