Biden: Do të forcojmë mbrojtjen e Ukrainës me sistemet ”Patriot”

Mos i humb

Gjatë punimeve të samitit të G7-s, presidenti i SHBA Joe Biden i dha Ukrainës shpresën se së shpejti mund të forcojë mbrojtjen e saj ajrore me sisteme shtesë ”Patriot”.

Biden tha në një konferencë shtypi në mbrëmje në Fasano, Italia jugore, se pesë vende janë angazhuar për sistemin mbrojtës ”Patriot” dhe sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore.

”Gjithçka që kemi do të shkojë në Ukrainë derisa të plotësohen nevojat e saj. Më pas, SHBA do të respektojnë angazhimet e marra ndaj vendeve të tjera”, theksoi Biden.

Sistemi raketor i mbrojtjes ajrore ”Patriot” është një nga më modernët në botë.

Mund të përdoret për të luftuar aeroplanët e armikut dhe raketat balistike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit