Biden nominon ish-senatorin Jeff Flake për ambasador amerikan në Turqi

Mos i humb

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan Joe Biden ka nominuar ish-senatorin Jeff Flake për të qenë ambasadori i ardhshëm i SHBA-së në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ish-ligjvënësi republikan nga Arizona tha se ai është “i nderuar dhe i përulur nga besimi” që Biden i dha atij me nominimin, duke shtuar se “do të bashkohet me një ekip të fortë, me përvojë dhe të aftë që përfaqëson interesat e SHBA-së jashtë vendit” nëse konfirmohet nga Senati.

“Duke qenë se kam shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin e SHBA-së, unë e kuptoj dhe vlerësoj rolin që Kongresi luan në politikën e jashtme amerikane dhe mirëpres këtë partneritet”, shkroi Flake.

“Unë gjithashtu e kuptoj vlerën kur Amerika flet me një zë. Duke jetuar jashtë shtetit, unë kam një vlerësim të thellë për rolin e domosdoshëm që SHBA luajnë në të gjithë botën. Nuk ka asnjë zëvendësim për udhëheqjen amerikane”, shtoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit