Biden rimerr pushtetin presidencial pas transferimit të shkurtër te Harris

Mos i humb

Presidenti amerikan Joe Biden ka rimarrë kompetencat e postit të tij pas një transferimi të shkurtër te nënpresidentja Kamala Harris të premten, ndërsa ai iu nënshtrua një procedure mjekësore, raporton Anadolu Agency (AA).

Biden njoftoi senatorin Patrick Leahy, kryetarin e përkohshëm të Senatit, për vazhdimin e punës së tij në një letër, duke thënë se ai “është në gjendje të kryejë kompetencat dhe detyrat e Zyrës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara”, duke shtuar se “përsëri ka marrë kompetencat dhe detyrat”.

Biden ia dorëzoi kompetencat nënpresidentes Kamila Harris të premten ndërsa ai ishte nën anestezi gjatë kolonoskopisë rutinë, një metodë diagnostike endoskopike e përdorur për të ekzaminuar zorrën e trashë dhe pjesën e fundit të zorrës së hollë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha më herët se Biden do të shkonte për kontrolle rutinë në Spitalin Ushtarak Walter Reed pranë Washington-it.

“Siç ishte rasti me ish-presidentin George W. Bush në vitet 2002 dhe 2007, sipas Kushtetutës, Biden do t’i dorëzojë kompetencat nenpresidentes Harris ndërsa është nën anestezi”, tha Psaki.

Ajo më vonë shkroi në Twitter se Biden foli me telefon me nënpresidenten dhe shefin e stafit Ron Klain rreth orës 11:35 të mëngjesit sipas kohës lokale (16:35 GMT) dhe se ishte “me disponim të mirë dhe rifilloi detyrat e tij në kohë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit