Bien rastet e infektimeve, mbyllet spitali Covid 4 në Tiranë

Mos i humb

Ditët e fundit ka pasur një ulje të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë.

E për pasojë një ndër spitalet Covid do të mbyllet.

Mësohet se spitali Covid 4 do të qëndrojë në gadishmëri nëse do të ketë një rritje të mundshme të personave që kërkojnë shërbimin e nevojshëm mjekësor për infeksionin e shkaktuar nga Covid-19.

Mësohet se pacientët e Covid 4 janë transferuar në spitalet Covid 1 dhe Covid 3.

Në këto dy spitale janë të shtruar 80 pacientë, dhe së bashku me 80 të shtruarit në spitalin Covid 2 e çojnë numrin total të të shtruarve në Tiranë në 160.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit