Biskota të Shkrifëta me Krem Qumështi – Receta e Shpejtë me Tre Përbërës

Mos i humb

Kur doni të gatuani diçka të ëmbël mendja me siguri ju shkon tek biskotat tuaja të preferuara.

Shumë të dashura, janë njëkohësisht dhe shumë të lehta në përgatitje.

Shijet e tyre janë të panumërta dhe të mrekullueshme, duke i kthyer këto ëmbëlsira të vogla ndër më populloret.

Amvisat që i përgatisin gjithnjë e dinë fare mirë se ndonëse të lehta në përgatitje, ndonjëherë në shtëpi nuk gjenden të gjithë përbërësit e duhur për realizmin e tyre.

Për këtë arsye në këtë recetë AgroWeb.org ju tregon do të gjeni se si t’i përgatisni ato fare lehtë vetëm me tre përbërës.

Ndiqeni më poshtë recetën e mrekullueshme të biskotave të shkrifëta me krem qumështi të cilat kënaqin të gjithë familjen.

Përbërësit

300 gr miell

300 ml krem qumështi ose pana për ëmbëlsira

gjysmë luge çaji sodë buke

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete të thjeshta AgroWeb.org ju këshillon të parangrohni furrën në temperaturën 220-250 gradë Celsius.

Ndërkohë në një enë të thellë hidhni rreth 270 gr miell, sodë buke dhe bëni një gropë të vogël në qendër.

Shtoni po aty në mes edhe 300 ml pana për ëmbëlsira ose sa një gotë uji të mbushur plot.

Përzieni miellin me panën me lëvizje rrethore nga poshtë lartë duke përdorur një lugë metalike ose një spatul.

Bëjeni këtë proces derisa i gjithë mielli të jetë përzier me panën dhe të jetë formuar një masë brumi e trashë dhe pa kokrriza.

Me pjesën e mbetur të miellit spërkatni lehtë një sipërfaqet të drejtë dhe të pastër.

Vendosni aty me kujdes brumin e biskotave dhe punojeni me duar derisa të lidhet dhe formohet i gjithi.

Më pas pluhurosni sërish duart me pak miell dhe vazhdoni ta punoni atë me duar derisa të jetë i butë.

Bëjeni këtë proces me miellin të paktën tre herë.

Hapini më pas brumin me duar ose me një petës derisa të përfitoni një petë me trashësi 1-2cm.

Zgjidhni një formë për të prerë biskotat tuaja sipas dëshirës, ose thjeshtë rrumbullake derisa i gjithë brumi të mbarojë.

Gjithashtu bëni gati një tavë apo tepsi mesatare të cilën mund ta shtroni me letër pjekje ose ta lyeni pak me gjalpë, në mënyrë që biskotat të mos ngjisin.

Shtrojini biskotat njëra pas tjetrës, duke lënë pak hapësirë mes tyre dhe piqini për 15 minuta në furrë të nxehtë.

Lërini ato të piqen derisa të marrin ngjyrë kafe të artë.

Kur të shikoni që biskotat janë gati, sipas dëshirës mund t’i lyeni me pak gjalpë të shkrirë sipër dhe t’i konsumoni pasi të jenë ftohur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit