Biskota të shpejta me arrë kokosi

Mos i humb

Për ata që e adhurojnë arrën e kokosit, është receta më e mirë e biskotave që mund të keni përgatitur ndonjëherë. Ju duhet vetëm pak kohë, dhe mbi të gjitha vetëm 5 përbërës për përgatitjen e këtyre biskotave të mrekullueshme.
Përbërësit:
160 gr arrë kokosi
100 gr gjalpë
100 gr sheqer
4 lugë miell
2 vezë
Përgatitja:
Në një tigan të vogël shtoni gjalpin që të shkrijë për disa minuta, por kujdes që të mos marrë ngjyrë të kuqërremtë.
Largojeni tiganin nga zjarri që gjalpi të ftohet dhe ndërkohë në një tas hidhni sheqerin. Pasi gjalpi është ftohur plotësisht, shtojeni atë në enën me sheqer dhe përziejini mirë.
Më pas, në të shtoni edhe vezët dhe trazojini së bashku.
Hidhini edhe dy përbërësit e fundit të mbetur, miellin dhe arrën e kokosit dhe përziejini derisa të fitoni një masë homogjene.
Merrni pak nga masa e brumit dhe formoni me të toptha të vegjël.
Vendosni një letër kuzhine në enën e pjekjes dhe renditini në të të gjithë biskotat me arrë kokosi.
Vendosini në furrë të piqen përreth 45 minuta në 130 gradë Celsius. Largojini nga furra dhe lërini të ftohen po në enën e pjekjes.
Më pas, mund t’i ruani deri në një javë në një enë hermetike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit