Bjellorusi/Lukashenko gjen ‘armiqtë’ që shkaktuan krizën politike…akuzon SHBA dhe BE-Në

Mos i humb

Teksa në Bjellorusi opozita po vazhdon të mbajë protestojë kundër zgjedhjeve të manipuluara presidenciale, Presidenti Lukashenko duke se e ka gjetur ‘armikun’ e rradhës…Ai ka akuzuar për krizën SHBA teksa ka deklaruar se Europa po i mbështet

“SHBA po planifikon dhe drejton gjithçka, dhe europianët po luajnë lojën e tyre,” tha ai- duke shtuar se “Ata duhet të kujdesen së pari për punët e tyre”.

Të enjten SHBA-ja i quajti zgjedhjet presidenciale të zhvilluara më 9 gusht si “jo të lira” dhe i kërkoi autoriteteve që të fillojnë dialogun me opozitën kurse BE-ja është duke përgatitur sanksione, ndërkohë që autoritetet bjelloruse vazhdojnë të kërcënojnë protestuesit me kallëzime penale në përpjekje për të penguar protesta masive popullore.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme, policia deri më tani ka bërë 6.700 arrestime, ndërsa qindra njerëz janë lënduar gjatë përleshjeve, të cilat gjithashtu u morën jetën e tre demonstruesve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit