Bjellorusi/ Mijëra protestues vërshojnë në rrugët e kryeqytetit Minsk

Mos i humb

Rreth 100 000 persona marshuan në Minsk të dielën duke i bërë thirrje Presidentit bjellorus Alexander Lukashenko të japë dorëheqjen, në demonstratat masive që nuk treguan asnjë shenjë të zbutjes pas gati një muaj pas zgjedhjeve, të cilët konsiderohen të manipuluara nga kundërshtarët e tij politik. Grupet e mëdha të protestuesve i bënë thirrje Lukashenko-s të largohet dhe e kanë ofenduar atë me fjalën ‘mi’.

Ministria e brendshme deklaroi se janë arrestuar shumë persona kurse agjensia e ruse e lajmeve Interfax njoftoi se disa njerëz u plagosën në përleshjet mes policisë dhe protestuesve para një fabrike.

Opozitarja Maria Kolsnikova dje është shprehur se “Kjo turmë nuk mund të ndalet nga pajisjet ushtarake, uji, propaganda dhe arrestimet. Shumica e Bjellorusëve duan një ndryshim paqësor të pushtetit dhe ne nuk do të lodhemi duke e kërkuar këtë”.

Demonstratat në Bjellorusi zhvillohen prej katër javësh që pas zgjedhjeve të 9 gushtit dhe kanë ardhur gjithnjë në rritje përsa i përket numrit të pjesëmarrësve.

Lukashenko, i cili mban pushtetin që prej vitit 1994, ka refuzuar kërkesat për zgjedhje të reja nga kundërshtarja e tij kryesore, Svetlana Tsikhanouskaya, e cila u arratis nga vendi dy ditë pas zgjedhjeve.

Opozita pretendon se zgjedhjet presidenciale të mbajtura një muaj më parë janë manipuluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit