Të dy delegacionet hynë në dhomën e mbledhjeve, duke dhënë komente të shkurtra ndërsa shtypi ishte ende në dhomë.
Zelensky tha se kishte qenë një periudhë e vështirë për luftëtarët ukrainas, veçanërisht në lindje të vendit. Ai falënderoi Blinken për paketën vendimtare të ndihmës ushtarake të miratuar muajin e kaluar nga Kongresi.
“Ukrainasit e vlerësojnë shumë”, tha Zelensky, ndërsa shtoi se ishte thelbësore që armët të dorëzoheshin sa më shpejt që të ishte e mundur.
Ai foli gjithashtu edhe në lidhje me nevojat e jashtëzakonshme të Ukrainës, duke thënë se mbrojtja ajrore ishte deficiti më i madh dhe se Kharkiv kishte nevojë për më shumë mbrojtje ajrore.
Ndërkohë Sekretari Blinken vlerësoi rezistencën e jashtëzakonshme të Ukrainës dhe forcën dhe udhëheqjen e Zelenskyt. Ai pranoi se ishte një kohë sfiduese, por se ndihma e SHBA ishte duke ardhur gjë që ai tha se do të bënte një ndryshim vendimtar në fushën e betejës.
Blinken tha se një Ukrainë e fortë, e lirë dhe e lulëzuar ishte kritika më e fortë për Putinin.


