Bllokohet makina e dyshimtë në Shkodër, sekuestrohen 4 radio policie dhe tre thika

Mos i humb

Policia e Shkodrës ka bllokuar një makinë mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë”.

Gjatë kontrollit janë gjetur katër radio policie dhe 3 thika. Ndërkaq ka nisur hetimi në gjendje të lirë për drejtuesin e mjetit A.K 36-vjeç. 

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër filloi procedimi penal për shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, pasi në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë”, Shkodër, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 radio si ato që përdor Policia, 3 mjete prerëse (thika) dhe fishekë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit