Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe 70 të tjerë janë plagosur si rezultat e sulmeve nga organizata terroriste Boko Haram në verilindje të Nigerisë.
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Nigerisë (NAN), Boko Haram ka kryer sulme me mjete shpërthyese dhe armë në rajonet Bale-Shuwa dhe Bale-Kura të shtetit Borno, duke lënë të vdekur 15 persona dhe plagosur 70 të tjerë.
Pas sulmeve, në rajon kanë ndodhur përleshje mes forcave të sigurisë dhe pjesëtarëve të organizatës.
Theksohet se të plagosurit janë hospitalizuar.
Organizata terroriste, e cila është aktive në Nigeri që nga fillimi i viteve 2000, nisi organizimin e akteve të dhunës masive në vitin 2009, kur lideri i saj Muhammed Yusuf vdiq teksa ishte në arrest.
Qindra mijëra njerëz detyrohen të migrojnë për shkak të sulmeve terroriste dhe konflikteve në vend.


