“Bora shkëlqen nga dritat blu”, fenomen i rrallë, pamje mahnitëse nga Arktiku

Mos i humb

Rusia ndryshe nga shumë vende të botës që shkëlqejnë nga zbukurimet festive, shkëlqen dhe rrezëllin nga bora.

Biologët kanë vënë re një fenomen të veçantë natyror që ndodh rrallë, ku në Arktik në brigjet e Detit të Bardhë, vunë re drita të zbehta blu që shkëlqenin në borë.

Mediat e huajaraportojnë se mikrobiologia, Vera Emelianenko, që qëndronte në një stacion të largët në terren, mblodhi një pjesë të borës, e vendosi nën një mikroskop dhe zbuloi se shkëlqimi ishte nga kafshët e vogla biolumineshente të quajtura kopepodë.

Të quajtur insektet e detit, këto krijesa zakonisht gjenden në oqean në thellësi prej 90 metrave gjatë ditës dhe më pas vetëm disa metra gjatë natës. Një tjetër eksperte për zooplanktonin detar të Arktikut në Akademinë e Shkencave të Rusisë në Moskë, Ksenia Kosobokova, tha për National Geographic kopepodët ka gjasa të jenë kapur nga një rrymë e fuqishme në Detin e Bardhë që i nxori në breg.

Ndërkohë  baticat më 1 dhjetor, kur bora shkëlqyese u vërejt për herë të parë, ishin jashtëzakonisht të larta dhe përsëri më 16 dhjetor, gjë që sugjeron se baticat më të forta i detyruan kopepodët të zbresin në tokë kjo specie kopepodësh quhet “Metridia longa”.

Biolumineshenca është një fenomen natyror që shkaktohet nga një reaksion kimik. Kjo ndodh kur energjia kimike mbulohet nga energjia e dritës, gjë që ndodh vetëm në një krijesë që mban një molekulë të quajtur luciferinë.

Sipas ekspertëve kur luciferina reagon me oksigjenin, krijon energji drite që duket si një shkëlqim mahnitës. Ndoshta ajo që është më e habitshme është se bora e ndezur nuk ishte parë më parë në një stacion biologjik që ka qenë aktiv për më shumë se 80 vjet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit