Bora zbardh disa vende në Kosovë

Mos i humb

Mëngjesin e së enjtes një borë e lehtë ka rënë në disa komuna të Kosovës.

Bora ka zbardhur disa vende në Ferizaj, e po ashtu edhe në Prevallë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se dita sot parashihet të jetë më aktive sa i përket reshjeve, pasi që parashihen reshje të shiut me intensitet mesatar deri të lartë.

Sipas IHMK-së, në viset e larta do të ketë kushte që përveç reshjeve të shiut, të ketë edhe reshje bore (shi me borë).

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit