Boris Johnson kritikohet, fotografohet xhiro me biçikletë në mes të lockdown

Mos i humb

Polemika të reja mbi qeverinë britanike në lidhje me masat e izolimit. Kryeministri Boris Johnson është fotografuar nga një kalimtari duke ecur me biçikletë në fundjavë, rreth 11 km larg Downing Street.

Ndërkohë një zëdhënës i Downing Street ka nxituar të nënvizojë se kryeministri nuk ka shkelur asnjë rregull pasi thjeshtë ka bërë stërvitje fizike çka lejohet në rregullat e reja.

Por, autorja e fotove ka zbuluar se është habitur kur ka parë Boris Johnson në bicikletë, në parkun olimpik të londrës, që ndodhet më shumë se 10 km larg Westminsterit dhe Downing Atreet-it, me një tjetër burrë në krah dhe disa truproja pas, në një moment në të cilin vala e infektimeve nga i ashtuquajturi variant anglez ka ndezur alarmin dhe ka shtyrë qeverinë të përforcojë masat për britanikët e duke u kërkuar atyre të qëndrojnë në shtëpi.

Madje duke kërcënuar me gjoba dhe ndëshkime të tjera shkelësit. Deputetët e opozitës kanë thënë ndërkohë se kryeministri nuk po jep shembullin e mirë por po sillet edhe një herë sipas rregullit: bëj sic them unë por mos bëj siç bëj unë. Por në mbrojtje të Johnson është hedhur ministri i tij i shëndetësisë, Matt Hancock, i cili ka thënë se dalja për një shëtitje të gjatë apo për një xhiro me bicikletë në një distancë prej disa kilometrash është e lejuar, me kusht që të qëndrohet në zonë.

foto galeri
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit