Borrell: Shqipëria ka zbatuar një reformë rrënjësore në drejtësi

Mos i humb

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë/Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell e cilësoi sot mbajtjen në Tiranë të takimit të 12-të të Këshillit të Stabilizim- Asociimit mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, mundësi dhe ditë të veçantë.

“Sot është një mundësi e veçantë dhe ditë e veçantë, sepse faktikisht është herë e parë në historinë e marrëdhënieve tona midis Shqipërisë dhe BE, që ne e mbajmë këtë Këshill në Tiranë. Këto takime dhe mbledhje të rëndësishme vjetore mbahen zakonisht në Bruksel ose Luksemburg, por sot jemi këtu në Tiranë për t’i treguar popullit shqiptar që Shqipëria po i afrohet gjithmonë e më tepër pranë jush. Me këtë ne duam të japim një sinjal të fuqishëm politik për angazhimin e BE-së ndaj rrugëtimit shqiptar si anëtar i BE-së. Faktikisht e përdorimi Këshillin e Stabilizim- Asociimit si ndërveprimin institucional më të rëndësishëm ndërmjet BE dhe Shqipërisë”, tha Borrell në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama dhe Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, në kuadër të mbledhjes së dymbëdhjetë midis BE-së dhe Shqipërisë për Këshillin e Stabilizimit dhe Asociimit.

Ai theksoi se, “përmes këtyre takimeve ne marrim në konsideratë përparimin lidhur me përgatitjet për anëtarësim, shqyrtojmë çfarë është bërë, diskutojmë ku ka nevojë për më tepër përpjekje dhe çfarë pune kemi ende përpara nesh. Mesazhi kryesor nga kjo mbledhje e këtij Këshilli është angazhimi jonë i patundur për integrimin evropian të Shqipërisë. Ne shohim dhe mirëpresim drejtimin strategjik të qartë të Shqipërisë drejt BE-së. Ne po punojmë së bashku për integrimin e Shqipërisë në të gjitha linjat, që nga negociatat për anëtarësim, tek nisma konkrete, si pjesëmarrja juaj në misionet e politikës sonë të përbashkët për sigurinë dhe mbrojtjen apo Akademinë Diplomatike evropiane, të cilën e kam prezantuar vitin e shkuar”.

“Dua të pranoj dhe të vlerësoj qartë që ky vend ka treguar një angazhim të fuqishëm ndaj reformave të nevojshme dhe ka arritur etapa të rëndësishme veçanërisht në fushën e drejtësisë, ku Shqipëria ka zbatuar një reformë rrënjësore në drejtësi, e cila ka ecur përpara në mënyrë të qëndrueshme. Kjo është një mundësi e qartë për të ecur më tej përpara”, theksoi Borrell.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit