Bosnja nuk e njeh Kosovën dhe kjo nuk do të ndryshojë as në të ardhmen

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës, Igor Crnadak, ka deklaruar se ky vend nuk po e konsideron mundësinë e njohjes së Kosovës dhe se pozita nuk do të ndryshojë në të ardhmen.

Ai i tha televizionit N1 se kjo duhet të jetë pozita e Bosnjës, pa dhënë shpjegime nëse kjo është “për shkak se Republika Srpska ka një pozitë të tillë”.

Pikërisht për çështjen e njohjes së Kosovës nga ky vend, anëtari Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, ishte kritikuar tejmase nga politikanët në Serbi gjatë nëntorit, transmeton Klan Kosova. Ai kishte thënë se Bosnja është dashur moti ta njohë Kosovën dhe se shpreson që së shpejti ta ndërmarrë një hap të tillë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit