Bota në një vit, nga Trump tek klima

Mos i humb

Nga inaugurimi i Presidentit amerikan Donald Trump, e deri tek eksodi i Rohingave nga Mianmari, janë të shumta ngjarjet që shënuan 2017.

Më 20 janar, miliarderi republikan, Donald Trump, 70 vjeç u inaugurua si President i Shteteve të Bashkuara duke premtuar “Amerika e para”. Dyshime për përzierje mes fushatës së tij zgjedhore dhe Rusisë, rëndoi mbi fillimin e mandatit të tij. Trump në mënyrë progresive zhbëri vendimet e paraardhësit të tij demokrat Barak Obama, duke u tërhequr nga disa angazhime ndërkombëtare mbi klimën, tregtinë e lirë, emigracionin dhe UNESCO-n.

Më 6 dhjetor, një tjeter çarje me administratën e mëparshme, Trump tronditi jo shumë kur njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, një lëvizje kjo e kritikuar gjerësisht dhe e dënuar me një votim në OKB. Më 20 dhjetor, ai ia doli të nënshkruante reformën e parë të madhe të tij duke kthyer në ligj reduktimet e tij të taksave.

Më 29 mars, Londra nisi procesin e daljes nga Bashkimi Europian pasi kishte votuar në një referendum nëntë muaj më herët. Në zgjedhjet e parakohëshme të 8 qershorit, kryeministrja Theresa May dhe konservatorët e saj pësuan një goditje jo të vogël duke humbur shumicën. Brukseli dhe londra ranë dakord mbi kushtet e divorcit, më 8 dhjetor.

Proeuropiani Emmanuel Macron, 39 vjeç shënoi një fitore të konsiderueshme mbi rivalen e të djathtës ekstreme Marine le Pen, në zgjedhjet presidenciale franceze më 7 maj. Lëvizja e tij e re la prapa dy partitë e mëdha, socialistët dhe republikanët, duke i lënë jashtë pallatit të Elizeut për të parën herë.

Regjimi i izoluar i Koresë së Veriut kreu testin e gjashtë dhe më të madh bërthamor më 3 shtator. Më 29 nëntor, lideri Kim Jong-un tha se forca bërthamore e shtetit është tashmë e kompletuar me testimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi që mund të mbajë një mbushje bërthamore dhe ta lëshojë atë kudo në SHBA.

Uashingtoni kërcënon të shkatërrojë regjimin nëse lufta do të shpërthejë. Më 22 dhjetor, Këshilli i Sigurimit i OKB vendos sanksione të reja kundër Koresë së Veriut duke kufizuar rezervat jetësore të naftës.

Më 25 gusht, ushtria në Mianmarin me shumicë budiste nisi një raprezalje ndaj rohingave, pasi militantë nga minoriteti mysliman pa shtetësi, sulmuan forcat e sigurisë. Rreth 655 mijë rohinga u strehuan në Bangladesh. SHBA denoncuan spastrimin etnik, ndërsa OKB foli për genocid.

Rajoni i pasur verior i Spanjës, Katalonja mbajti një referendum për pavarësinë më 1 tetor, që u shpall i paligjshëm nga qeveria qendrore. Madridi nisi procedurat për vendosjen e kontrollit direkt mbi rajonin por ligjvënësit katalanas votuan më 27 tetor për të shpallur pavarësinë.

Madridi shkarkoi qeverinë e Katalonjës dhe pezulloi autonominë e madje thirri zgjedhje të parakohëshme. Ish-lideri katalan u akuzua për mosbindje dhe rebelim dhe u vendos në Belgjikë. Më 21 dhjetor, tre parti pro pavarësisë mundën qeverisjen qendrore në zgjedhje.

Më 5 tetor “New York Times” publikon një raport investigativ që akuzon manjatin e Hollivudit, Harvey Weinstein, 65 vjeç për ngacmim seksual përgjatë disa dekadave. Akuza të ngjashme janë ngritur mbi një seri personalitetesh në botën e filmit, televizionit, gazetarisë dhe politikës në botë.

Më 9 dhjetor, Iraku shënon fitoren në luftën e tij për dëbimin e grupit shteti islamik, por ekspertët paralajmëruan se xhihadistët mbeten një kërcënim. Ata kanë humbur pjesën më të madhe të territoreve që kishin në kontroll edhe në Siri. Sulme të shumta vdekjeprurëse në botë janë kryer gjatë vitit, përfshirë Afganistanin, Britaninë, Egjiptin dhe Somalinë dhe janë marrë përsipër nga grupi shteti islamik, apo grupe të tjera të lidhura me Al Kaedën.

Përsa i takon klimës, më 1 qershor Presidenti amerikan Donald Trump vendosi daljen nga marrëveshja historike e Parisit, ndërkohë që katastrofat natyrore në botë ishin të shumta, përfshirë këtu uraganët rekord, tërmetet dhe zjarret shkatërrimtare që u shënuan në shumë vende.

2017 ishte një nga tre vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit