Bozdag: Turqia nuk do të veprojë kundër Rusisë

Mos i humb

Zv/kryeministri i Republikës së Turisë, Bekir Bozdağ, ka deklaruar se Turqia nuk planifikon të veprojë kundër Rusisë, pas dëbimit të dhjetra diplomatëve rusë në Evropë dhe në SHBA, si pjesë e një përgjigjeje të koordinuar ndaj helmimit të ish-spiunit rus në Britani të Madhe, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ka një lidhje pozitive dhe të mirë midis Turqisë dhe Rusisë. Në këtë kuptim, Turqia nuk po mendon të marrë ndonjë veprim kundër Rusisë”, tha Bozdağ pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin e Ankarasë.

Dje, 14 shtete anëatare të Bashkimit Evropian (BE) dëbuan dhjetra diplomatë rusë në një reagim të orkestruar mbi helmimin e ish-spiunit rusë Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në Britani.

Deri më tani të paktën 45 diplomatë rusë janë dëbuar në të gjithë Evropën.

SHBA-të poashtu dëbuan 60 diplomatë rusë dhe urdhëruan mbylljen e konsullatës ruse në Seattle.

Skripal, 66 vjeç, dhe vajza e tij Julia, 33 vjeç, u pranuan në një spital pasi u gjetën pa vetëdije në një stol më 4 mars në Salisbury.

Shumë vende kanë akuzuar Moskën për sulmin të cilin ata e përshkruajnë si sulm kimik, pjesërisht për shkak se agjenti nervor i përdorur në helmim ishte nga grupi i armëve kimike Novichok të zhvilluara nga Rusia gjatë Luftës së Ftohtë.

Incidenti është krahasuar me vdekjen e ish-agjentit të KGB-së, Alexander Litvinenko në vitin 2006, pasi u helmua me një substancë radioaktive në një hotel qendror në Londër. Ish-truprojat e KGB-së të identifikuar si të dyshuar në vrasje mohuan ndonjë përfshirje.

Skripal-it iu dha strehim në Mbretërinë e Bashkuar pas një shkëmbimi spiunësh të vitit 2010 midis SHBA-ve dhe Rusisë. Para shkëmbimit, ai ishte në vuajtje të dënimit me 13 vite burg për rrjedhje të informacioneve ndaj inteligjencës britanike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit