Braçe: Drejtësia e re të merret seriozisht me ngjarjen e ndodhur nën hundët tona!

Mos i humb

Deputeti socialist Erion Braçe gjatë fjalës së tij në seancën plenare të ditës së sotme kujtoi 30 vjetorin e masakrës së Peshkëpisë të kryer nga organizata terroriste “MAVI” në 10 prill të vitit 1994, duke vrarë dy ushtarakë shqiptarë dhe duke plagosur disa të tjerë.

Braçe teksa kritikoi politikën për heshtjen lidhur me 30 vjetorin kësaj masakre, për të cilën akuzohet si i përfshirë edhe Fredi Beleri tha se drejtësia e re, duke nënkuptuar SPAK-un, duhet të merret me hetimin e kësaj ngjarje të rëndë ende të pazbardhur, e cila shpesh sjell përplasje në marrëdhëniet shqiptaro-greke.

“Do doja që sot të flisja edhe për një çështje që nuk ka lidhje me këtë pikë të rendit të ditës por ka lidhje me sigurinë kombëtare dhe sigurinë kombëtare. Ka lidhje me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Sot është data 10 prill, 30 vite më parë një organizatë e shpallur terroriste nga vendi fqinj Greqia mori përsipër sulmin e kryer në postën kufitare të Peshkëpisë. Gjatë sulmit mbetën të vrarë ushtarakët Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, ndërsa mbetën të lënduar edhe të tjerë.

Ajo që ndodhi më pas ka të bëjë me faktin që prokuroria e Shqipërisë nuk ka dorëzuar asnjë dokument përmes letër porosive që të kishin vlerë dhe këta njerëz të viheshin para drejtësisë. Do duhej që drejtësia e re të merrej seriozisht me këtë ngjarje. Ngjarja më e rëndë që ka ndodhur nën hundët tona. Nuk ka ndodhur në 1997-ën por në kushte paqeje të plotë dhe ka ndodhur nga një organizatë terroriste e shpallur si e tillë edhe nga Greqia. Për ngjarje të tilla duhet të flasim dhe të komunikojmë me palën greke dhe të mos lëmë ata që hedhin helm në marrëdhëniet mes dy vendeve. Nuk mundet që persona që në Greqi janë shpallur si pjesë e organizatave terroriste, të dëmtojnë marrëdhëniet shqiptaro greke”– tha Braçe mes të tjerash.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit