Braçe: Rrëmbimi, vrasja, e zhdukja e Remzi Hoxhës krimi më i madh i regjimit të Sali Berishës!

Mos i humb

Zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, zv.kryeministri Erion Braçe e quan rrëmbimin, torturimin, si dhekrimin më të madh të regjimit të Sali Berishës sipas tij.

Një reagim në rrjetet sociale, akuzat për Berishën i vijon duke përmendur sipas tij edhe një zinxhir hapash kriminale; si vrasja e 4 qytetarëve në Bulevard dhe Gërdecin.

Reagimi i plotë

“Rrëmbimi, torturimi, vrasja, zhdukja e Remzi Hoxhës është krimi më i madh shtetëror i rregjimit të Sali Berishës! Nuk ka ndodhur me kënd ky zinxhir hapash kriminale; Ai regjim vrau nga frika 4 qytetare paqësore ne Bulevard, por trupat e tyre nuk u zhdukën; Ai rregjim vrau për korrupsion 26 qytetarë, punëtore në Gërdec, por trupat e tyre nuk u zhdukën!

Remzi Hoxha ishte një luftëtar në Tiranë; Luftetar per lirinë e shqiptarëve të Kosoves! Kjo ishte arsyeja që Sali Berisha, Bashkim Gazidede urdhëruan dhe ekzekutuan rrëmbimin, torturimin, vrasjen e zhdukjen e Remzi Hoxhes! Krimi mbi Remzi Hoxhën është dështimi më i madh i drejtësisë shqiptare; Të vjetrës të kontrolluar nga Sali Berisha e pushteti i tij, të resë që nuk po belbëzon akoma. Drejtësia është dorëzuar. Ka frikë. Pas vdekjes se prokurorit kurajoz Xhevat Hana, askush nuk guxon të prekë me krimin mbi Remzi Hoxhën”, shkruan Braçe.

Mungesa e dretësisë për zhdukjen e Hoxhës sipas Braçes është një dështim i madh i sistemit të drejtësisë por edhe politikës, ndërsa thekon se duhet të vihen para drejtësisë përgjegjësit.
“Drejtesi pa kurajo nuk ka! Mungesa e drejtësise për krimin mbi Remzi Hoxhën është edhe deshtimi im, si qytetar, si gazetar, si politikan, si deputet, si qeveritar; As unë e askush tjeter-veç Xhevat Hanës, nuk bëra e bëmë gjithçka për Drejtësinë ndaj ketij krimi barbar!

Akti i sotem i familjes se Remzi Hoxhes, Adrianit, nënes, dy motrave e dy vellezerve te tij-ndalja e kerkimit per eshtrat e vellait, burrit, babait te tyre,
eshte nje akt i rënde akuze mbi shtetin shqiptar, mbi secilin prej nesh ne pushtet e me pushtet, ne polici, sherbime, ne prokurorine speciale kunder krimit dhe gjykaten po te tille; Duhet ta pranojme kaq te rende, kokeulur e te përulur!

Por njeheresh edhe duke u shkundur; Nga banda e 25 viteve me pare, Sali Berisha e vrasesi i tij Ilir Kumbaro jane aktiv; Duhet ti shkojne drejtësisë me çdo kusht! Bashkë me ta, Drejtësise duhet ti dorëzohet edhe secili, kudo, që ndihmoi bandën e rrëmbyesve, torturuesve, vrasësve dhe zhdukësve te Remzi Hoxhës ti shpëtojë drejtësisë. Cilido në politikë, Kuvend, polici, prokurori, gjykatë, Qeveri-Ministrinë e Drejtësisë. Unë besoj me forcë se ka ende kohë për drejtësi, nga Drejtësia e Re natyrisht! Koha iken por krim pa ndëshkim nuk duhet të ketë! Ndryshe, dështimi do na ndjekë pas çdo ditë të jetes””.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit