Sipas Braimllarit “kjo kërkesë tërësisht abuzive është ndeshur me kundërshtimin maksimal të këshilltarëve të opozitës në komisionet e këshillit bashkiak”.

“Erion Veliaj kërkon të rritet fondi për inceneratorin e Tiranës, dhe nuk i jep përgjigje pyetjes së anëtarëve të këshillit bashkiak të Partisë së Lirisë se sa është sasia e mbetjeve që ka depozituar Bashkia e Tiranës që kur është lidhur kontrata.

Me anë të kësaj deklarate i bëj thirrje të gjitha mediave të jenë të pranishme sot në orën 16.00  të pasqyrojnë mbledhjen e këshillit bashkiak për më shumë transparencë për qytetarët.

I bëj thirrje Erion Veliajt të mos trembet dhe të vijë vetë në mbledhjen e këshillit bashkiak dhe t’i tregojë qytetarëve pse po kërkon para shtesë për incenerarorin e Tiranës që është nën sekuestro nga SPAK dhe nuk ekziston.

Erion Veliaj të mos fshihet mbrapa firmave të vartësve dhe punonjësve të tij por të marrë autorësinë për gjërat që kërkon dhe t’i shpjegojë qytetarëve pse ai vazhdon me kokëfortësi t’i japë miliona euro për inceneratorin e Tiranës që nuk eksziston.

Qytetarët e dinë se interesat e Erion Veliajt janë korruptive në rast të kundërt nuk do të hidhte firmat e tij në kundërshtim me ligjin”, deklaroi ai.