Braimllari: Disa zona në Tiranë po vuajnë mungesën e furnizimit me ujë

Mos i humb

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari u shpreh sot në një deklaratë për mediat se, “prej disa ditësh disa zona në Tiranë po vuajnë mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm.

“Zonat më problematike janë Tirana e Re dhe Unaza e Re, e cila prej 10 ditësh ka mungesë të theksuar furnizimi me ujë”, tha ai.

Sot, shtoi Braimllari, “pas 6 vitesh Tirana ka të njëjtën problematikë, madje në zona të veçanta situata është më e rënduar se 6 vite më parë duke pasur kufizime të shumta”.

“Para disa muajsh në emër të Partisë së Lirisë kemi evidentuar këtë problematikë dhe kemi paralajmëruar Bashkinë e Tiranës të marrë masa mbi furnizimin me ujë të qytetarëve”, vijoi më tej Braimllari.

Ai i bëri thirrje Prokurorisë së Tiranës dhe SPAK-ut të nisë hetimin mbi abuzimet dhe paligjshmërinë e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

“Tirana e vitit 2023, nuk mund të jetë një kryeqytet i lënë në harresë. Tirana e vitit 2023 nuk mund të jetë një kryeqytet kur mungon uji i pijshëm’, përfundoi Braimllari.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit