Braimllari: Veliaj të bëjë transparencë për rolin e tij dhe të bashkisë Tiranë

Mos i humb

Nënkryetarit i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari përmes një deklarate ka kërkuar që Erion Veliaj të bëjë transparencë për rolin e tij dhe të bashkisë Tiranë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Tiranës, që po hetohet nga SPAK.

Sipas Braimllarit, Veliaj është duke heshtur sa i takon inceneratorit të Tiranës, që u sekuestrua nga SPAK.

“Erion Veliaj dhe stafi i tij i ngushtë janë tërësisht të lidhur me koncesion 30 vjeçar të inceneratorit të Tiranës, nga dita e parë që ky projekt mafioz që prekte çdo qytetar të Tiranës fillojë të zbatohej. Por Erion Veliaj është përgjegjës edhe për çdo pagesë që ka kryer Bashkia Tiranë, pasi Erion Veliaj, ka qenë në dijeni të plotë se shërbimi që ofrohej nga Inceneratori i Tiranës nuk ishte ai shërbim i parashikuar në kontratë, por ai vazhdoi me kokëfortësi të paguante 29 Euro/Ton dhe me mosveprimet institucionale të Bashkisë që ai drejton, ka lejuar demin kolosal financiar që po rrënon taksapaguesit e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë”, thekson Braimllari.

Braimllari më tej tha se Partia e Lirisë i ka kërkuar në vijimësi, edhe përmes kërkesave institucionale, që Erion Veliaj të bëjë transparencë për rolin e tij dhe të bashkisë Tiranë përsa i takon kësaj kontratë koncesionare dhe pagesave që Bashkia Tiranë ka kryer.

“Unë nuk e di se kush e ka instruktuar Erion Veliajn që të heshti në këto momente që SPAK dhe drejtësia po hetojnë inceneratorin e Tiranës. Qartazi Veliaj është instruktuar të mos flasë, për të mos kompromentuar më tepër përgjegjësinë penale që ai ka. Veliaj është instruktuar të mos flasë dhe të heshtë, ai është strukur brenda mureve të bashkisë, sepse i gënjen mendja, që me presion ndaj drejtësisë, me paratë, influencën e brendshme dhe të huaj dhe duke përdorur Bashkinë e Tiranës si një bunker ku mund të mbrohet nga drejtësia dhe të shpëtojë nga roli I tij, me firmë dhe vulë në aferën mafioze të inceneratorit të Tiranës. Ne kurrë nuk do të ndalemi …”, deklaroi Braimllari.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit