Brazil, arrin në 17.917 numri i vdekjeve nga COVID-19

Mos i humb

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, kanë humbur jetën edhe 1.179 persona.

Sipas faqes së internetit të Ministrisë së Shëndetësisë së Brazilit, thuhet se me 1.179 vdekjet e reja në vend ka arritur në 17.971 numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19.

Ndërkohë në vend janë shënuar edhe 17.408 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në gjithsej 271.628 numrin e rasteve.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat më të fundit mbi pandeminë, thuhet se Brazili nga pikëpamja e numrit të rasteve dhe viktimave lidhur me virusin është vendi më i prekur në Amerikën Latine dhe radhitet si vendi i 4-të në botë për nga numri i rasteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit