Brazil, sulmohet autokolona e ish-presidentit Silva

Mos i humb

Është sulmuar autokolona në të cilën ndodheshin mysafirë dhe gazetarë që marrin pjesë në fushatën parazgjedhore të ish-presidentit brazilian Luiz Inacia Lula da Silva.

Zëdhënësi i Da Silva-s, Jose Crispiniano konfirmoi se është shtënë ndaj dy autobusëve të cilët ishin në autokolonë. Ai theksoi se nuk ka viktima në njerëz e as të plagosur.

Crispiniano konfirmoi se Da Silva nuk ishte në autokolonën e cila ishte objektiv i sulmit. Autokolona parazgjedhore e Da Silva ka hasur në protesta të ndryshme gjatë turneut në vend.

Ish-presidenti brazilian Silva, duke sfiduar dënimin për korrupsion dhe pastrim parash, sërish u kandidua për president të vendit. Në një tubim parazgjedhor të mbajtur të martën, ai tha: “Gabim është nëse mendojnë se mund të merren me luftën time”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit