Bregu Perëndimor, ndërhyrje nga forcat izraelite në protestat për Kudsin

Mos i humb

Një numër i madh i palestinezëve janë lënduar si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në protestat e organizuara në Bregun Perëndimor, i cili ndodhet nën pushtim.

Pikat e kontrollit ushtarak të Izraelit, rreth qytetit Ramallah të Bregut Perëndimor sot edhe një herë u bënë skenë e protestave të organizuara nga palestinezët, me qëllim të kundërshtimit të vendimit të SHBA-ve për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”.

Në një deklaratë me shkrim nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë me plumba të vërteta dhe plastike si dhe me gaz lotsjellës kundër protestuesve në afërsi të qytezës el-Bire dhe pikës së kontrollit Attara në Ramallah. Njoftohet se një numër i madh i palestinezëve janë plagosur.

Në deklaratë nuk ka informacione lidhur me numrin e palestinezëve të plagosur. Sipas dëshmitarëve të rastit protestuesit palestinezë iu janë kundërpërgjigjur ushtarëve izraelitë duke djegur gomat e automjeteve dhe duke gjuajtur me gurë.

Qindra palestinezë u plagosën si pasojë e ndërhyrjeve të ushtrisë izraelite në protestat e realizuara në Kudsin Lindor, Bregun Perëndimor dhe kufirin e Gazës, pas vendimit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, më 6 dhjetor solli vendimin me të cilin njohu Kudsin si “kryeqytet të Izraelit” dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds. Pas këtij vendimi pasuan reagime të ashpra dhe protesta në disa shtete./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit