“Brenda gjysmës së marsit të gjithë Bluzat e Bardha të vaksinuar”/ Rama shfaqet krah Nasip Naços në Berat: Së shpejti lajme të mira për vaksinën…

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një bashkëbisedim me qytetarët e Beratit.

Krahas kryeministrit, i pranishëm ka qenë edhe Nasip Naço, ish-deputeti i LSI-së, i cili iu bashkua PS-së.

Rama duke u ndalur tek pandemia ka thënë se synimi i qeverisë është që brenda gjysmës së marsit të mundet të vaksinojë të gjithë bluzat e bardha.

Ndërkohë ai ka shtuar se strukturat përkatëse po përpiqen për të siguruar doza të tjera vaksinash në mënyrë që të rritet ritmi i vaksinimit.

“Brenda gjysmës së Marsit do vaksinojmë të gjithë mjekët e infermierët e Shqipërisë.

Do kemi lajme të mira shpejt për sigurimin e sasive të nevojshme për të rritur ritmin dhe sezonin pranveror ta kthejmë në vaksinim masiv.

Pastaj tërmeti ishte një tjetër goditje e madhe.

Në pak sekonda.

Por ishte për të gjithë vendin goditje jo për vetëm të prekurit.

Ndryshoi angazhimet tona dhe duke e bërë mandatin e dytë një mandat karakteri dhe për të dëshmuar forcën e karakterit të kësaj qeverisje për të mos u përkulur para goditjeve por për tu ngritur më të fortë.” tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit