Sot, (4 janar), BAG ka raportuar mbi 9 mijë raste të reja me koronavirus, transmeton albinfo.ch.
Që nga 31 dhjetori e deri më sot (4 ditë), 9665 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.
Numri i testeve të kryera në katër ditët e fundit është 63,665.
Kjo rezulton në një normë pozitiviteti prej 15.2 përqind.
BAG gjithashtu raporton 189 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin, si dhe 367 persona u shtruan në spital.


