Brengosje në Beograd që “askush s’po reagon rreth deklaratave për Shqipërinë e madhe”

Mos i humb

Kryetari i Serbisë Alksandar Vuçiç ka shfaqur brengën e tij se “shqiptarët po flasin gjithnjë për krijimin e Shqipërisë së madhe” dhe as Europa dhe as bota nuk po reagon ndaj tyre.

“Na brengos situata në Kosovë dhe marrëdhëniet me Prishtinën, jo pse ne duam të bëjmë ndonjë gjë kundër shqiptarëve, por pse shqiptarët vazhdojnë të flasin për krijimin e Shqipërisë së madhe e për këtë askush nuk reagon”.

Ai ka shtuar se Beogradi duhet t’i përcjellë hapat e njerëzve të cilët në çdo moment provokojnë, e kjo, sipas tij, nuk do të thotë se Serbia i frikësohet ndokujt.

Vuçiçi në fund ka përkujtuar marrëdhëniet shumë të mira që Serbia i ka me Rusinë e Kinën./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit